Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka përmendur 5 arsye të rritjes ekonomike në vend.
Sipas tij, një nga 5 arsyet e krizes ekonomike në Kosovë është rritja marramendëse e çmimeve të ndërtimit.
Duke vazhduar vallën e pronarëve të lokaleve dhe duke llogaritur kthimin e investimit pas 10 dhe 15 vjetësh, duke ngarkuar bizneset me QIRA pa asnjë llogari matematike”, shkruan Kllokoqi, raporton gazeta10.
Postimi i tij i plotë me poshtë:
5 ARSYE TE KRIZES EKONOMIKE
1. Rritja marramendëse e çmimeve të ndërtimit duke vazhduar vallën e pronarëve të lokaleve dhe duke llogaritur kthimin e investimit pas 10 dhe 15 vjetësh, duke ngarkuar bizneset me QIRA pa asnjë llogari matematike.
Për shembull, në pjesën e qendrës së Prishtinës, çmimi për metër katror është 26-30 euro, dhe disa qendra tregtare kanë çmim prej 40-50 euro për metër katror, kurse në MANHATTAN NUK KA KËSHTU QIRA. Momenti kur qiraja e një biznesi merr më shumë se 10% të qarkullimit të tij, ajo bëhet një kancer, dhe ne jemi duke u përballur me 30-40% tu na kasirat. Nëse pak ma kontrstoni statusin, shikoni fotografinë në fund të statusit për rrjedhjen e shitjes së pronave në Kosovë gjatë viteve.
2. Vallën e deformimit ekonomik i kapën mindilin tregtarët (pseudo tregtarët) duke rritur çmimet e produkteve nga ato bazike deri te ato luksoze. Për shembull, pasuli ka kushtuar 2.5 euro për kilogram dhe tani kushton 6 euro, ndërsa Coca-Cola për 22% ka ngritje, gjithsej shporta e konsumatorit ka ngritje për 35%.
Paramendonë edhe këngëtarët bre i kanë rritur çmimet 😃, e vetë një Zvezd: pse ti e ke rritur çmimin që të shtyni ty? Ma kthej me cinizëm tha Nafta.
3. Halla e madhe e vallës tash është liberalizimi ku paratë po derdhen jashtë vendit, kjo u pritë me ndodh edhe normal që ka ndodh se njerëzit duhet me shetit, ama na ja nxjerrim bishtin me borgj nismi për deti 😃. 23,000 veta për një vikend në Salonik, dmth me nali një Grek ma bojke sa milion KOSOVAR jeni o vlla se na TRANUT.
4. Prindë e dasmës që shkojnë nëpër tavolina me i përshëndet musafirët janë edhe vetë shteti që pa pikë rahmeti i godasin në kohën më të ranë të ekonomisë me ligj të duhanit e me ligje të reja të fiskalizimit, e me denime e sheh zgjidhjen në vend që me kqyr qysh mi lehtu e stimulu bizneset.
5. Edhe mos të harrojmë që kjo dasëm ka pikën e 5-të, edhe më e rëndësishmja është që komplet Evropa dhe bota, edhe me një krizë post-pandemike, pra Gjermania që nga viti 1953, ka pasur kriza të ndryshme, por për herë të parë prej asaj kohë po shpallet recesioni, që do të thotë diaspora jonë ke me kontribu më pak në vendin tonë dhe besoni që më e vështirë ka me kanë deri në qershorin e 2025😔
Nëse e ke lexuar statusin pikën 1 dhe pikën 2, e kupton pse janë ngritur çmimet në gastronomi, a ne si gastronomë jemi në luftë të drejtpërdrejtë me qytetarin e shkretë që për fat të keq rroga e tij është ende e vogel ne proporcion me tregun 😀.
Dhe si rrjedhojë e kësaj, konsumi dhe qarkullimi në gastronomi kanë rënë, mirpo mos te harroj qe kjo esht nje virus qe kadal-dal po i kap te gjith Bizneset✋🏼
https://www.facebook.com/share/p/6mYmW3nxom5KXEEq/?mibextid=oFDknk