5.1 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

“Kriza e shtrenjtimi i rrymës për popullin erdhi se Qeveria e Kurtit nuk mori masa me kohë”

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri , ka komentuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi ai thotë se rritja e çmimit te energjisë elektrike dhe kthimi i bllok tarifës që ishte hequr në vitin 2017 e rëndon edhe më shumë gjendjen sociale në vend.

“Rritja e çmimit te energjisë elektrike dhe kthimi i bllok tarifës që ishte hequr në vitin 2017 e rëndon edhe më shumë gjendjen sociale në vend. Kjo sepse përmes këtij shtrenjtimi i rritet kostoja e jetesës familjeve të Kosovës në kuadër të një shtrenjtimi kogja të shpejtë e të madh të mallrave të konsumit në përgjithësi”.

Ai thotë se e gjithë kjo është si pasojë e Qeverisë sepse nuk ka ndërmarrë hapa me kohë që të përgatitet për ketë krize.

“Kjo ka qenë e pritur meqë kriza energjetike është dukur në horizont që nga shtatori i vitit të kaluar ndërkohë që Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa me kohë që të përgatitet për këtë krizë. Dhe pastaj na ka sjellë para një zgjedhjeje që nuk është zgjidhje: o shtrenjtim, o reduktime”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit