9.2 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kritikut më të madh të Putinit, ky është vendimi i fundit i Kremlinit ndaj Aleksey Navalny

- Advertisement -

Rusia duket se i ka dhënë goditjen e fundit kritikut të saj, tashmë të burgosur, Aleksei Navalny.

Kremlini njoftoi të martën se e ka futur aktivistin në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, së bashku me 5 bashkëpunëtorë të tjerë. Sipas autoriteteve ruse, pesë aktivistët dhe Navalny do të trajtohen njësoj me talibanët, apo ekstremistët e Shtetit Islamik.

Sipas vendimit, edhe bashkëpunëtorët e Navalnyt mund të arrestohen dhe të burgosen.

Sipas ligjeve të Rusisë, llogaritë bankare të Navalnyt dhe aktivistëve të tjerë do të bllokohen menjëherë.

Dy javë më parë, në listën e terroristëve dhe ekstremistëve u shtuan dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalnyt, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov.

Në vitin 2021, Gjykata e Moskës shpalli ekstremistë të gjitha organizatat e lidhura me Navalnyn, duke iu përjashtuar mundësinë për të marrë funksione në administratën publike ruse.

Kritiku i Kremlinit, Navlany u arrestua pasi u kthye nga Gjermania në Rusi në 2020 pas helmimit me agjentin nervor Noviçok, për të cilin ai akuzon drejtpërsëdrejti presidentin rus Vladimir Putin.

Navalny, i cili formoi një fondacion antikorrupsion u dënua vitin e kaluar për shkelje të masës së lirimit me kusht që iu vu në 2014, pas një dënimi për përvetësim parash në mënyrë të parregullt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit