25.5 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Kritikohet Ministria e Drejtësisë për mesazhin që ua dërgoi qytetarëve

- Advertisement -

Para disa ditësh, qytetarët e Kosovës kanë pranuar një mesazh Ministria e Drejtësisë lidhur me dhunën në familje.

Aty thuhet se ky dikaster qeveritar ka ashpërsuar dënimet per veprat penale te dhunës në familje e asaj me bazë gjinore.

Por përmbatja e këtij sms-i po konsiderohet e pa vërtetë.

Sqarime per kete jep juristi Yll Zekaj.

“Ky mesazh ka përmbatje të pavërtetë sepse nuk është MD që ashpërson apo zbutë dënime, tregon se kush është kompetent për të vendosur në ashpërsimin e dënimeve”

Sa i përket dhunës në familje, Zekaj thotë se Ministria e Drejtësisë duhet të fokusohet në zbatimin e strategjisë kundrejt kësaj dhune.

“Thotë qështu si lartë, shtonë se ka ngecje, thotë se MD mund të punoj në rëhabilitimin e viktimave dhe kryersëve të veprave penale duke krijuar politika të mirëfillta që ndikojnë në uljen e këtyre veprave dhe jo të spekulojë se mund të ashpërsojë apo ulë dënime”

Nje mesazh te tille po e kritikojne edhe nga opozita.

Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës përveç se thotë qe Ministria e Drejtesise s’mund te beje ate per te cilën ka njoftuar qytetaret, veprimin e quan skandaloz.

“Mesazhi i Ministrisë së Drejtësisë është skandali i radhës nga kjo ministri. Ndërhyrjet e ministres dhe të Ministrisë së Drejtësisë në sistemin e pavarur të drejtësisë, tashmë janë evidente dhe janë bërë normale nga kjo qeveri.”

Ndersa nga Ministria e Drejtësisë per televizionin kane dhene nje sqarim me te hollësishëm per mesazhin.

“Nuk është thënë që “kemi shqiptuar dënime të ashpra”, por ashpërsim të dënimeve në Kodin Penal, sepse përveç tjerash, sipas tyre kushdo që shpallet fajtor për Dhunë në Familje dhe Dhunë Seksuale, Gjykata shqipton edhe dënim plotësues që ndërlidhet me ndalimin e kandidimit në pozita publike apo ndalimin e punësimit në institucione publike nga 1 – 10 vjet.”

Pervec per kete mesazh, kjo ministri dhe ajo qe eshte ne krye te saj, Albulena Haxhiu, vazhdimisht janë kritikuar nga opozita dhe pjestare te shoqërisë civile per tentim-nderhyrje ne organet e drejtësisë./T7/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit