7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kritikohet angazhimi i policëve në projekte filmike pa pagesë

- Advertisement -

Pamje ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës ose edhe mjete zyrtare të këtij institucionit përdoren jashtë funksionit të tyre, ka me bollëk.

Ata janë pjesë e video klipeve muzikore, filmave e serialeve të ndryshme.

Por, për angazhimin në xhirimet e këtyre projekteve që në disa raste zgjasin edhe me ditë, policët nuk paguhen shtesë, sikur zakonisht kur janë të përfshirë në punë sekondare të kontraktuara nga Policia.

Këtë veprim, ish-udhëheqësi i Inspektoratit Policor, Valdet Hoxha, e quan keqpërdorim të Policisë, pasi thotë se do pjesëmarrësit në këto projekte do të duhej të përfitonin financiarisht.

“Nuk guxon në asnjë mënyrë që organizata më e madhe të kryej shërbime në sferen e kulturës apo filmike të organizatave tjera të cilat inkasojnë fitime financiare nga ai projekt”, ka thënë ish-Kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha.

Sipas Hoxhës do të duhej të krijohej një rregullore e veçantë për raste të tilla.

“Do të duhej të kishte një aprovim në aspektin etik se a është në rregull pjesëmarrja e uniformës në projekte të caktuara dhe nëse gjithçka është në rregull me kodin etik, atëherë do të duhej me rregullore të veçantë të caktohej aspekti financiar i angazhimit të policëve në këto projekte filmike”, është shprehur ai.

Televizioni ka pyetur Policinë e Kosovës për këtë çështje, por gjatë ditës ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit