27.2 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Kritikohen deklarimet e Kurtit për punën e gjyqësorit dhe sistemit prokurorial

- Advertisement -

Janë pushtete të ndara.

Por, nuk janë të rralla herët kur shefi i ekzekutivit kosovar Albin Kurti, deklarohet rreth veprimeve e mosveprimeve të sistemit prokurorial e sistemit gjyqësor.

Lëshimi i deklarimeve të tilla, nuk po mirëpritet nga njohësit e sistemit të drejtësisë.

Sipas Gzim Shalës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, këto kritika të Kurtit, janë ndërhyrje në drejtësi.

Ndërkohë, avokati Kadri Osaj, konsideron se deklaratat e tilla nga eksponentë qeveritarë nuk i kontribuojnë sundimit të ligjit.

Kundërpërgjigje ndaj Kurtit, shpeshherë, kanë pasur edhe Këshilli Gjyqësor e Këshilli Prokurorial.

Të ngjashme

Të fundit