7.1 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Kritikat në rrjet për Dolcen, Lela me reagim të fortë

- Advertisement -

Rrëfimi i Dolce-s gjatë mbrëmjes “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku ajo tregoi vështirësitë e rritjes në emigrim dhe bullizmin në shkollë për shkak të origjinës shqiptare, nuk u prit mirë nga një pjesë e publikut.

Në rrjetet sociale shpërthyen kritikat, ku shumë ndjekës e konsideruan historinë e saj si “të rëndomtë” dhe jo aq tronditëse sa pritej, duke e ironizuar me krahasime të ndryshme.

Ky reagim i ndjekësve ka sjellë reagimin e fortë të ish-banores së BBVK, Lelës.

Përmes një videoje, ajo është shprehur e shokuar me mentalitetin e treguar në rrjet, duke mbrojtur faktin që çdo njeri ka historinë e tij të dhimbjes.

“Atëherë, më kallëzoni ju, çka është për juve një rrëfim i dhimbshëm? A duhet patjetër me humb familjarë, a duhet me u rrah dikush që ju ta quani dhimbje?”, si mund të krahasoni bullizmin e Dolce-s me “mungesën e një iPhone-i”, ka pyetur ajo e revoltuar, duke shtuar se braktisja e vendit dhe fillimi i jetës nga zeroja në një vend të huaj ku askush nuk të njeh, është një sakrificë e madhe.

Të ngjashme

Të fundit