Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar humbjen e Kosovës nga Zvicra në futboll.
Ajo nuk është pajtuar me kritikat e shumta ndaj kombëtares së Kosovës pas humbjes së mbrëmshme.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kosova është dashni deri në dhimbje.
“Kosova është dashni deri në dhimbje. Nuk ka fjalë tjera që e përshkruajnë më mirë. P.S. Na dhemb humbja me Zvicrën. E kuptoj edhe zemërimin ndaj kombëtares. Por sikur ta kishim të njejtin mllef edhe për rritjen e çmimit të energjisë, kaosin me librat shkollorë, mungesën e barnave esenciale… ndoshta sot do t’i kishim punët më mirë”, ka shkruar Çitaku.