Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas kritikave të presidentes Vjosa Osmani ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit nuk kishte argumente kushtetuese dhe juridike në kritiken e saj.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar Kushtetuesja nuk mund të bazojë aktgjykimin e saj ne deklarata politike.
“Letra e Presidentes Osmani drejtuar Gjykates Kushtetuese nje deklarate e fuqishme politike. Fatkeqësisht me argumentim te dobet kushtetues dhe juridik. Politikisht do ishte korrekte nese kjo leter do iu drejtohej perfaqesive diplomatike ne Kosove duke mbrojtur qendrimin saj lidhur me procesin e konstituimit te Kuvendit te Kosoves. Sidoqofte, GJK nuk mund te bazoj aktgjykimin ne deklarata politike dhe udhezime pa ndonje vlere apo argument kushtetues dhe juridik. Eshte e pazakonte qe ne takime me ambasadore te mbaj qendrim neutral kurse ne konferenca per media qendrim tjetër”, ka shkruar Miftaraj.