13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kritikat e O’Brien për Qeverinë Kurti, Maliqi: Shumë shqetësuese

- Advertisement -

Analisti Agon Maliqi, ka reaguar ndaj deklaratës së James O’Brien, ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit, i cili kritikoi qeverinë e Kosovës për çështjen e dinarit.

Maliqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarata e O’Brien është shumë shqetësuese dhe se gjuha e tij është alarmuese për nivelin e marrëdhënieve.

Deklaratë shumë shqetësuese nga Jim O’Brien, i cili është përndryshe shefi i Escobar dhe nr.1 i SHBA për Evropë, i emëruar së voni. “Dora e djathtë” e Madeleine Albright. I përfshirë thellë në marrëveshjen e Dejtonit dhe në Rambuje. Dashamir i Kosovës dhe Bosnjes, ku së voni e paralajmëroi një linjë më mbështetëse ndaj boshnjakëve dhe kërcënuese ndaj Dodikut. U përpoq me gjasë të gjejë partner edhe në Kosovë, por kot. Gjuha e tij është alarmuese për nivelin e marrëdhënieve. Çfarëdo përparësie diplomatike që u krijua me budallakinë e Vuçiqit në Banjskë, tashmë Kosova po e shemb me dorën e vet”, shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit