-1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kritika për buxhetin 2025, i pamjaftueshëm për institucionet e sigurisë

- Advertisement -

Po kritikohet plani i Qeverisë për shpërndarjen e buxhetit 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove. Pjesa e ndarë për institucionet e sigurisë, u vlerësua si e pamjaftueshme.

Është thënë në vazhdimësi se institucionet e sigurisë janë prioritet i qeverisjes.

Paralelisht pati zotime edhe për rritje të mjeteve në ndarjet buxhetore për vitin 2025 në këta sektor.

Për vitin e ardhshëm, Ministrisë së Mbrojtjes i është ndarë buxheti prej 207 milionë euro, që i bie rritje prej 54 milionë euro.

Ministria e Punëve të Brendshme ka në dispozicion 233 milionë euro buxhet, 17 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Por shuma e destinuar për dikastere po shihet si e pamjaftueshme.

“Nuk është i mjaftueshëm për arsye se teknika e teknologjia që duhet të blihet kushton me shtrenjtë se vitet e mëparme, për shkak të rritjes së kostos. Pajisjet, për shembull automjetet e blinduara, automjetet transportuese e të tjera, tani çmimin nuk e kanë si të vitit të kaluar, ato kanë evoluar në tërësi. Gjithashtu, Policisë kufitare i duhen pajisje teknike teknologjike më të përsosura, të cilat krahasuar me vitet e mëparshme janë më të shtrenjta”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Refki Morina.

Nga totali i buxhetit për vitin 2025, që është 3.6 miliardë euro, pjesa më e madhe do të shkojë për subvencione dhe trasnfere, kategori e cila e tejkalon shifrën prej 1.1 miliardë euro.

Plani i Qeverisë për shpërndarjen e buxhetit të shtetit po kritikohet nga ekonomistët.

Të hënën Kuvendi miratoi në lexim të parë  buxhetin për vitin 2025.

Për këtë projektligj votuan pro 59 deputetë ndërsa abstenuan dy të tjerë.

E partitë opozitare nuk morën pjesë në votim por shprehën kritikat për këtë buxhet të cilin e quajtën jozhvillimor. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit