Në “Rubikon me Adriatik Kelmendi”, opinionisti Blerim Canaj tha se reagimi i Ambasadës Amerikane që thotë se veprimet e LVV kanë ndikim negativisht në marrëdhëniet me SHBA-të, është qëndrim dhe mesazh i Shtëpisë së Bardhë.
“Ky është qëndrim shtetëror para se të gjithash, asnjë ambasadë nuk e lëshon një tweet pa e pyetur ministrinë e vet, a është qiky qëndrimi ynë”, tha Canaj.
“Detyrë e Ambasadës është me alarmu Qeverinë e Kosovës, jo qytetarin e Kosovës”, tha tutje Canaj.