25 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Kristjan Asllani drejt Lazios

- Advertisement -

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani përfundimisht do të largohet nga skuadra e Interit këtë verë, por do të mbetet në Serie A të Italisë.

Mediumet italiane, kanë raportuar të martën se Asllani sipas të gjitha gjasave do ti bashkohet Lazios, ndonëse interesim për të ka shprehur skuadra e Bolognas.

Thuhet se Interi po synon transferimin e mesfushorit të Lazios, Matteo Guendouzi, kartoni i të cilit kushton 35 milionë euro.

Mirëpo, Interi ka ofruar kartonin e Asllanit dhe 20 milionë euro për francezin, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.

Në anën tjetër, trajneri i Lazios, Marco Baronio e pëlqen Asllanin që këtë sezon ka 1 gol e 2 asistime në të gjitha garat dhe me Interin ka kontratë deri në vitin 2028.

Të ngjashme

Të fundit