-0.2 C
New York
Monday, January 19, 2026

Buy now

Krist Dragot në një lidhje me ish-banoren e Big Brother?

- Advertisement -

E eliminuara e parë e “Big Brother VIP Albania 5”, Xhodi Skura, ishte e ftuar gjatë ditës së djeshme në “Fan Club”, ku ndër të tjera, nxiti dyshimet se mund të jetë një lidhje me Krist Dragot.

Tema u hap prej një mesazhi të dërguar në redaksinë e Fan Club, ku një admirues i Xhodit, ndonëse i mërzitur që doli shpejt nga shtëpia, i uronte jetë të lumtur me Krist Dragot. Reagimi i Xhodit, e cila u duk vërtet e zënë në befasi, konfirmoi se ajo dhe Kristi mund të jenë vërtet çift: “Nuk është se dua të flas për këtë pjesë. E njoh, jemi miq në Instagram,” tha ajo e vënë në siklet.

“Unë komplimentova sytë e Kristit që është në Big Brother, por tani që e mendoj dhe Krist Dragot ka sy shumë të bukur,” shtoi ajo më tej.

Krist Dragot në një lidhje me ish-banoren e Big Brother?

I ftuar pak muaj më parë në “Uëtëfë show” në Andale Media, Krist Dragot konfirmoi se është në një lidhje dhe shumë i dashuruar.

“Unë jam në një super lidhje. [Partnerja ka lindur në] mars 19, është shqiptare, nuk është e famshme.”

Pra, partnerja e Kristit është shenja e Peshqve, që është dhe shenja e horoskopit të Xhodit. Dhe informacionet e tjera përputhen me Xhodin, por ku i dihet, ndoshta janë shumë rastësi të bashkuara njëherësh.:)

Të ngjashme

Të fundit