Në postimet në “Instastory”, ato herë pas here kanë etiketuar njëra-tjetrën dhe i janë kundërpërgjigjur njëra-tjetrës. E fansat e tyre janë kuriozë të dinë nëse ka ndodhur vërtetë diçka mes tyre, apo thjesht po bëjnë shaka në rrjetet sociale.
Këtë e ka zbuluar Aulona gjatë një interviste për Lei Krajën në “Pushime on Top”. Teksa moderatorja e njohur e pyeti nëse do të rikthehet në ekran me Fatmën, gazetarja foli pak edhe për raportin e saj për momentin.
Musta tha se ‘Fatma ka bërë diçka që nuk duhej t’a bënte’, duke shtuar gjithashtu se ‘nuk është zënie tamam’. Por nga ana tjetër, Aulona shprehu dëshirën që ‘dyshja e tyre të rikthehet në ekran’.
Pjesë nga intervista:
Lei: Çfarë ndodhi me dyshen Aulona dhe Fatma përsa i përket ekranit se në jetën tuaj të përditshme jeni shoqe
Aulona: Jemi zënë
Lei: Jeni zënë?
Aulona: Nuk i ke parë kunjat që kemi hedhur këto kohë nëpër “story” me njëra-tjetrën? Fatma më ka bërë diçka që nuk duhet të ma bënte, nuk e them se ça ka ndodhur mes nesh
Lei: Me të vërtetë jeni zënë?
Aulona: Nuk është zënie tamam, poo…
Lei: Zënka që ndodhin, se nuk e di se si ta zbus më shumë. E mendon rikthimin me Fatmën?
Aulona: Ne gjithmonë e kemi thënë, sa herë që takoheshim, ‘është bukur që dyshja jonë të rikthehet’. Unë do doja shumë që të riktheheshim
Lei: Edhe unë do doja. Ishit zjarr
Aulona: Mendoj se kemi bërë revolucion në median shqiptare