Disa nga asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës kanë votuar ‘kundër’ propozimit të kryetarit Përparim Rama për shfuqizimin e Rregullores për ndërtim të objekteve të përkohshme.
Në seancën e kaluar të Kuvendit Komunal, kryetari Përparim Rama dhe Drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki kanë kërkuar që të votohet shfuqizimi i Rregullores për ndërtime të përkohshme. Mirëpo disa asamblistë të LDK-së nuk kanë votuar “për”.
Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se asamblistët e VV-së kanë votuar “PËR” këtë propozim pasi sipas tij arsyetimi kryetarit ishte bindës.
Por, sipas tij mos votimi i propozimit nga LDK tregon një mesazh për kryetarin Rama.
“Ky ishte një mesazh për kryetarin Rama, nga subjekti i tij: mos e prek LDK-në te ndërtimet”, shkruan ai.
Postimi i plotë i Sveçlës:
Në seancën e kaluar të Kuvendit Komunal, kryetari Përparim Rama dhe Drejtori i Urbanizmit kërkuan nga asamblistët të votojmë për shfuqizimin e Rregullores për ndërtime të përkohshme. Sipas tyre, kjo rregullore shumë herë është keqpërdorur dhe si e tillë është e dëmshme për qytetin. Arsyetimi i tyre ishte bindës dhe ne votuam PËR. Çuditërisht, shumica e asamblistëve të LDK-së votuan KUNDER.
Ky ishte një mesazh për kryetarin Rama, nga subjekti i tij: mos e prek LDK-në te ndërtimet.