16.4 C
New York
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

Krisje e miqësisë me Roza Latin? Rike Roçi sqaron raportin mes tyre…

- Advertisement -

Moderatorja e njohur Roza Lati festoi dy ditë më parë ditëlindjen dhe mblodhi në një darkë gjithë banorët e BBV3, me të cilët ruan raporte të mira. Ajo që u vu re ishte mungesa e Rike Roçit, e cila ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Rozën si para BBV, edhe gjatë eksperiencës së tyre në reality show.

Mirëpo, mungesa e Rikes në festë dhe mungesa e një urimi publik nga ana e saj për Rozën, ngritën dyshimet se miqësia mes tyre është krisur.

Mbrëmjen e kaluar, Rikja u pyet në “Top Arena” nëse ka ndodhur diçka mes saj dhe Rozës. Ajo i hodhi poshtë zërat duke thënë se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht, pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj. Arsyeja e mungesës së Rikes ishin disa angazhime të saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit