16.2 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Krisja e marrëdhënies: Thuhet se Katy Perry dhe Orlando Bloom s’e kanë për herë të parë ndarjen

- Advertisement -

Nëse jeni konfuzë për raportin e Katy Perry-t dhe Orlando Bloom, s’jeni të vetmit! As miqtë e tyre s’e dinë se ç’po ndodh me marrëdhënien e tyre.

“Është e vërtetë që po kalojnë kohë të ndarë. As miqtë e tyre nuk e dinë nëse janë ndarë përfundimisht”, tha së fundmi një burim për Us Weekly.

Më tej, personi anonim shtoi se kjo s’është hera e parë që çifti i jep fund marrëdhënies, por gjithsesi më parë, e kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri.

“Kjo nuk është hera e parë. Në fillim, u ndanë kur kishin rreth 2 vjet të lidhur. Ka ndodhur disa herë, por gjithnjë e kanë rregulluar situatën”.

Për dijeni, një burim tjetër më parë i kishte thënë të njëjtës media se Orlando i ka mbajtur problemet mes tij dhe Katy-t “shumë private,” dhe se “Katy ka qenë shumë e zënë me punë dhe ata shpesh janë larg njëri-tjetrit. Kjo ka shkaktuar tension mes tyre”.

Ndërkohë, kjo deklaratë erdhi në të njëjtën kohë kur një burim tjetër i tha revistës People se ka pasur tension për shkak të albumit të ri të Katy-t.

“Katy ishte shumë e zhgënjyer nga mënyra se si u prit albumi i saj i ri – kjo e stresoi shumë. Orlando e kuptoi situatën, por gjithsesi pati tension. Ajo ishte e zhgënjyer edhe nga disa komente për turneun. Kjo i ka sjellë stres lidhjes së tyre.”

Për kontekst, që ta kuptosh se sa të hapërdarë janë miqtë e dyshes: Dikush i tha Page Six se çifti është thjesht “ndarë”, duke pretenduar se “po presin që të përfundojë turneu i saj përpara se të ndahen zyrtarisht.”

Është shumë, e dimë!

As Katy dhe as Orlando nuk i kanë komentuar thashethemet për ndarjen, ndaj mund të jetë edhe çdo gjë okay në jetën e tyre. Kush i mori vesh VIP-at aman.

Të ngjashme

Të fundit