Banorët e shtëpisë u mblodhën për një bisedë të çlirët, kur Krisa bëri një deklaratë të papritur, duke ndarë një përvojë nga e shkuara e saj.
Ajo tregoi se në moshën 20-vjeçare kishte kaluar një periudhë të shkurtë ku ndjente afeksion ndaj vajzave.
“Nuk po ia ushqeja vetes në kokë, thjesht po shikoja diçka ndryshe. Po pyesja veten: ‘Më pëlqejnë vajzat apo djemtë?’” – rrëfeu ajo.
Gerta, e surprizuar, i tha: “Paske qenë e madhe!”, ndërsa Krisa sqaroi se kjo ishte një fazë kalimtare dhe se me kohën kishte kuptuar më mirë veten.
Krisa vijoi më tej duke shpjeguar ndjenjat e saj gjatë asaj periudhe: “Ka qenë një periudhë shumë e shkurtë. Kam pasur një moment kur kisha afeksion për vajzat, isha e dyzuar. Nuk po e kuptoja nëse më pëlqenin vajzat apo djemtë. Shikoja vajzat, kisha qejf t’i shikoja të gjitha dhe aty kisha dyshime. Gjë që kaloi. Pastaj e stopova. Kjo mund të ishte diçka që po luante mendja ime, por jo se ia ushqeja vetes”.
Biseda vijoi mes kuriozitetit dhe mirëkuptimit nga banorët, duke hapur një diskutim mbi përvojat dhe eksplorimet personale.