Kris Jenner është drejt rrugës së shërimit! Mamaja e famshme e Kardashians i është nënshtruar procedurës kirurgjikale që njihet si histerektomi (heqja e mitrës dhe ndoshta edhe qafës së mitrës), kjo pasi mjekët zbuluan se ajo kishte një tumor “në rritje”.
Në episodin e fundit të “The Kardashians”, 68-vjeçarja shihet e shtrirë në shtëpi, ndërsa i dashuri Corey Gamble, e bija Khloé Kardashian dhe Scott Disick e vizitojnë atë.
“Mbarova punë me operacionin tim,” i thotë ajo Disick, ndërsa ishte shtrirë në divan e veshur me pizhame mëndafshi të kuqe. “Dhe ndihem mirë!”
Ndjekësit dhe admiruesit e familjes Kardashians, mësuan për problemet shëndetësore të Jenner në maj, periudhë kur Kris vendosi që ta ndajë lajmin edhe me të bijat. “Unë bëra një skaner,” u tha ajo vajzave të saj duke mbajtur lotët. “Ata gjetën një kist, si një tumor të vogël.”
Më pas, në episodin e djeshëm, Kris foli më me detaje për operacionin duke thënë se kishte bërë histeroktomi.
“Do heq diçka që më dha gjashtë gjërat më të mira të gjithë jetës sime,” tha ajo gjatë rrëfimit ku zbuloi sëmundjen, duke iu referuar pesë vajzave dhe djalit.
Por, ja ku jemi! Kris ka bërë ndërhyrjen sipas udhëzimeve të mjekëve dhe po pret të rikthehet plotësisht në formë.