Sot me datë 23.11.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia e Kosovës ka zhvilluar Operacionin Policor në katër (4) lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro).
Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: • · Dy (2) armë (pistoleta) • · Katër (4) karikator • · Dy (2) pushkë gjuetie • · Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë • · Pesë (5) telefona mobil • · Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro • · Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar