14 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Krimet ekonomike/ Pranga Armend Morinës nga Gjakova, ishte në kërkim ndërkombëtar

- Advertisement -

Armend Morina, 45-vjeç nga Gjakova është arrestuar sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, pasi i njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike.

Policia e Shtetit ka njoftuar se Morina pritet që do të ekstradohet drejt Gjermanisë, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Arrestohet në PKK Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 45-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike.

I arrestuari, i dënuar me burgim nga autoritetet gjermane.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Armend Morina, 45 vjeç, banues në Gjakovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Ëangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “,  parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit