Home Lajme Krimet Ekonomike arrestojnë një 34-vjeçar për kontrabandim të mjaltit dhe fasules

Krimet Ekonomike arrestojnë një 34-vjeçar për kontrabandim të mjaltit dhe fasules

0
Krimet Ekonomike arrestojnë një 34-vjeçar për kontrabandim të mjaltit dhe fasules

Njësiti kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale, tregti e ndaluar dhe kontrabandë e mallrave.

Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M., (1990).

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur:

161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,

2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane,

2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan,

80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denarë maqedonas,

696 kilogramë mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),

250 kilogramë fasule (pa prejardhje),

Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),

Një revole,

Një veturë dhe

Një telefon.

Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: “tregti e ndaluar” dhe “kontrabanda e mallrave”.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës,  me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48-orësh

Exit mobile version