21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Krimet e luftës “në duar” të tre prokurorëve

- Advertisement -

Në fazë gjykimi, një numër i vogël i prokurorëve ka në duar që t’i sjell para gjykatës autorët e krimeve të luftës.

Nga katër sa ishin gjithsej, kanë mbetur vetëm tre prokurorë të kategorizuar për krime lufte.

“Aktualisht, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka tre prokurorë të profilizuar për ndjekjen dhe hetimin e krimeve të luftës, nga katër sa ishin deri tani, për shkak se prokurorja Drita Hajdari ka dalë në pension”, ka thënë Bedri Gashi, u.d i udhëheqësit të njësisë për komunikim me publikun në KPK.

Me këtë zvogëlim të numrit të prokurorëve, vlerësohet se ndikohet efektshmëria e ndjekjes së krimeve të luftës.

Megjithëse Ministria e Drejtësisë, ka ndarë buxhet për shtimin e prokurorëve, kjo nuk ka ndodhur.

Për këtë, ky dikaster u shpreh se është kompetencë e KPK, duke mos dhënë sqarime të mëtejme.

Puna e sistemit prokurorial shihet si sfiduese duke marrë për bazë se sa voluminoze janë dosjet e krimeve të luftës.

Vetëm këtë vit, janë dhënë dy verdikte për krime lufte, një lirues dhe një dënim prej 13 vitesh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit