8.1 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

Kreu i ZRrE-së: Nuk do të ketë shtyrje të afatit për liberalizimin e tregut për biznese

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar edhe vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për bizneset.

Sipas legjislacionit në fuqi, nga qershori i këtij viti, bizneset me mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro do të detyrohen të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike.

Ky vendim është kundërshtuar nga bizneset, të cilat kanë deklaruar se do t’u rrisë shpenzimet për 100%, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve të tyre.

“Këto dy kritere janë të përcaktuara me ligj që nga viti 2016. Ne si ZRRE nuk mund ta ndryshojmë ligjin, vetëm po e zbatojmë atë. Pandemia dhe kriza nga lufta në Ukrainë e shtynë këtë proces, por tani nuk mund të ketë më shtyrje. Bizneset deri më 1 qershor duhet të zgjedhin një nga 19 kompanitë e licencuara për furnizimin e tyre me energji”, ka deklaruar Fejzullahu.

Sipas tij, nëse bizneset duan ndryshimin e kritereve, duhet të drejtohen në Kuvendin e Kosovës, institucioni që ka miratuar këtë ligj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit