20.2 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

- Advertisement -

Kryetari i Odës së Mjekëve kritikon 4 milionët për policen e sigurimeve: Mjerim dhe poshtërim

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, e ka kritikuar vendimin e qeverisur për t’i ndarë 4 milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët.

Sejdiu tha se mërgimtarët s’kanë nevojë për “6 kg qershia sa do harxhonte për karton të gjelbër”.

“Njoh mallin për gurët e drunjtë e këtij vendi! Prandaj, mendoj se mërgimtari ynë nuk ka nevojë për 6 kg qershia sa do harxhonte për karton të gjelbër! Por Kosova dhe çdo cep i saj ka nevojë për një mjek më shumë”, shkroi Sejdiu, transmeton Klankosvoa.tv.

Sipas tij, ky veprim i qeverisë e cila është në detyrë që nga 9 shkurti është “mjerim dhe poshtërim njëkohësisht”.

Të ngjashme

Të fundit