19.7 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Kreu i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore: Ne votuam, tash “topi” te Sveçla e Krasniqi

- Advertisement -

I pari i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Nexhat Uglani ka folur pas votimit të sotëm në kuvendin respektiv lidhur me lirimin e Urës së Ibrit.

Uglani shtoi se kjo kërkesë ka ardhur nga një asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje,

Veç kësaj, ai deklaroi se ata si institucion kanë kryer atë që u ka takuar, ndërsa tani “topi” kalon te Sveçla e Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ne sipas propozimit për ndryshim në rendin e ditës nga asamblistja , ka ardhë deri tek kërkesa që të shtohet në rendin e ditës edhe pika për lirimin e hapësirës tek ura e Ibrit. Shumica ka vetuar për.

Lirimin për automjete. Ura për 20 vjet është duke u revitalizuar, por qarkullimi i automjeteve s’ka qenë në disponim. Ne kemi marrë këtë vendim, sepse kërkesat janë nga qytetarët. Ne si Kuvend e kemi shti si rend të ditës dhe e kemi marrë këtë vendim.

Të ngjashme

Të fundit