21.7 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Kreu i FIFA sot vjen në Kosovë, do të dekorohet nga presidentja Osmani

- Advertisement -

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sot do ta vizitojë sërish Kosovën.

Infantino do të dekorohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tashmë ka organizuar ceremoninë solemne që do të mbahet prej orës 13:00.

Kjo do të jetë vizita e dytë që e bën presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Infantino, në Kosovë.

Vizitën e parë, Infantino, e realizoi në vitin 2022 kurse vizita e tij e dytë është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Dekorimi i Presidentit Infantino është një vlerësim që shkon përtej individit dhe është një nder edhe për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të gjatë e të lavdishëm”, ka shkruar ndër të tjera kreu i FFK, Agim Ademi.

Në fakt, Infantino në Kongresin e tij të parë si president i FIFA-s, në vitin 2016, ka shpallur FFK-në, si anëtare të barabartë të këtij institucioni, moment ky historik që ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin e Kosovës në këtë sport.

Të ngjashme

Të fundit