29.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Kreu i FFK-së priti në takim Komisionin Mbikëqyrës

- Advertisement -

Presidenti Agim Ademi priti sot në takim Komisionin Mbikëqyrës të FFK-së, në përbërje: Luan Vokshi, Ajet Shosholli dhe Murat Hoxha.

Komisioni Mbikëqyrës e ka fushëveprimin e përcaktuar në Statutin e FFK-së, duke përfshirë zbatimin e Statutit dhe akteve tjera normative të FFK-së, mbikëqyrjen e gjendjes materialo-financiare të FFK-së, mbikëqyrjen e shfrytëzimit të pasurisë së FFK-së dhe çdo punë tjetër që ia beson Kuvendi i FFK-së. Komisioni Mbikëqyrës i raporton për punën e tij Kuvendit të FFK-së dhe bashkëpunon me Komitetin Ekzekutiv, presidentin, organet tjera të FFK-së dhe Sekretariatin e Përgjithshëm.

Ai mund t’u sugjerojë organeve përkatëse çdo veprim që e gjykon të nevojshëm si rezultat i monitorimit.

Në kuadër të fushveprimtarisë së komisionit, i njëjti është duke u takuar me të gjithë akterët relevant të FFK-së, teksa sot e ka zhvilluar takimin me presidentin Ademi. Ky i fundit u dëshiroi punë të mbarë anëtarëve të këtij komisioni dhe njëherit i informoi ata me ecurinë e proceseve në FFK, si dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në çdo aspekt.

Të ngjashme

Të fundit