24.8 C
New York
Sunday, July 7, 2024

Buy now

Kreu i Dragashit pas vërshimeve del me një apel: Na ndihmoni që t’u sigurojmë ndihmë familjeve të prekura

- Advertisement -

Gjatë kësaj jave vendi ynë u përball me reshje të mëdha të shiut dhe shtiu, ku në Komunën e Dragashit dëmet u panë më së shumti.

Kryetari i kësaj komunë, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se janë duke u angazhuar në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet për të siguruar ndihmë për familjet e prekura nga vërshimet.

Vërshimet që shkaktuan përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa fshatra të Komunës sonë, na kanë tronditur dhe shqetësuar të gjithëve. Shprehim keqardhjen tonë sidomos për ato familje të cilat kanë pësuar më së shumti nëpër shtëpitë dhe oborret e tyre.”

“Sot, ne si autoritete lokale, bashkë me komunitetin duhet të solidarizohemi dhe të jemi të bashkuar për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit, e sidomos atyre familjeve më të prekura, dhe të ofrojmë mbështetje maksimale për të gjithë. Ne jemi duke u angazhuar në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet tona për të siguruar ndihmë të menjëhershme për familjet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar.” – ka shkruar Xheladini në Facebook.

Ai gjithashtu ka bërë apel për ndihmë tek të gjithë qytetarët, bizneset, shoqatat etj.

Por, për ta bërë më të mirën e mundshme, neve na nevojitet ndihma dhe përkrahja e secilit prej jush. Andaj, apelojmë te të gjithë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë, bizneset, shoqatat etj,. që të ofrojnë mbështetjen e tyre për të gjitha familjet e prekura nga vërshimet.” – ka shkruar ndër të tjera kreu i Dragashit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit