0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kreu i deputetëve të PS-së, Balla: Specialja duhet të zhbëhet

- Advertisement -

Shqipëria është e vendosur të çojë përpara në Këshillin e Evropës, përpjekjet e saj për të miratuar një Rezolutë të dytë, mbi atë të ish-senatorit zviceran Dick Marty, mbi bazën e të cilit janë ngritur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në lidhje direkte nga Tirana për emisionin “RTK Prime”,tha se tashmë nënshkrimet me iniciativën e Shqipërisë në KiE, janë mbledhur.

Gjithë këtë proces gjyqësor, Balla e cilësoi si një teatër. “Gjithë ky teatër që vazhdon mbi dëshmi e dëshmitarësh të manipuluar, duhet të marrë fund”, tha Balla, sipas të cilit, në këtë rast kemi të bëjnë me dëshmitarë që kanë qenë pjesë e regjimit të Millosheviqit, sikurse rasti me një të tillë në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës.

“Prandaj detyra jonë, nën dritën e fakteve të hetuara, duhet çuar përpara që kjo gjykatë duhet të zhbëhet”, tha Balla, duke shtuar se Shqipëria ka mbledhur firmat e nevojshme për ta proceduar këtë Rezolutë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit