Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim Kyle Conahan, zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nga Zyra kundër terrorizmit.
“Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe miqësore, ku diskutuam për çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Departamenti i Shtetit i SHBA-së i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës”, ka thënë Dibrani.
Takime të tilla janë të rëndësishme, sepse jo vetëm që forcojnë partneritetin dhe besimin reciprok, por kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e sigurisë, profesionalizmit dhe kapaciteteve tona institucionale





