26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Kreu i AGK-së takon Rutten e Bettelin, u flet për rastin e Klan Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka takuar kryeministrat e dy shteteve të Benelux-it, atë të Holandës, Mark Rutte, dhe të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Me dyshen, Rexha ka thënë se ka biseduar për tema të ndryshme, në mesin e të cilave ka folur për tentimin e qeverisë për, siç tha, “mbylljen e Klan Kosovës”.

“I nderuar të takoj kryeministrat e Holandës dhe të Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bettel. Pata rastin të bisedoj për gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë, pritjen e gazetarëve ukrainas dhe afganë – ngrita shqetësimin për sigurinë e gazetarëve në veriu dhe tentimet e Qeverisë për të mbyllur Klan Kosovën”, tha Rexha në një postim në Twitter.

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), më 14 qershor njoftoi se ia ka pezulluar certifikatën e biznesit kompanisë Klan Kosova sh.p.k.

Ky vendim ishte anuluar disa më pas, për t’u shfuqizuar sërish anulimi i vendimit, e për t’u rikthyer në fuqi vendimi i parë.

Veprimet e qeverisë janë kritikuar gjerësisht, si nga vendorët, ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Klan Kosova ka dërguar ankesë në ARBK, për çka mund të informoheni në artikullin në vijim.

Të ngjashme

Të fundit