Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar sot pasi krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë janë injoruar për Epope e Pavarësi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Kurtin që ka urrejtje ndaj krerëve të UÇK-së.
“Retushimi nuk të shitet Kryeministër! Me urrejtjen që e ke ndaj krerëve të UÇK-së po e dëmton Kosovën. Sa herë që po heshtë, po tenton ta tretësh rolin e tyre në data të shënuara nga memoria kolektive”, ka shkruar Molliqaj.
Ai ka thënë se për Kryeministrin Kurti hero i mirë është vetëm heroi i vdekur.
“Me 17 shkurt tentove ta retushosh lexuesin e Deklaratës së Pavarësisë e sot, në Përvjetorin e 26-të të Epopesë asnjë fjalë për Hashimin, Jakupin, Rexhën e të tjerët, as nga ti e as nga vasalët e tu, Glauk Konjufca e Vjosa Osmani. Kryeministër, projektin tënd personal për ta retushuar historinë harroje! Edhe me inate të përmasave të Akilit, historinë nuk mund ta retushosh. Në fotografitë në ballkone edhe mund të mbetesh i vetëm, por në historinë e lavdishme të luftës çlirimtare kurrë!”, ka shtuar Molliqaj.
Postimi i plotë: