3.6 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Krerët e shtetit: Pavarësia e Kosovës është rezultati i një rruge të gjatë

- Advertisement -

Krerët e shtetit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë organizuar një pritje shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Pavarësia e Kosovës falë, dëshmorëve, martirëve të rënë në luftën e Kosovës. Ajo tha Kosova po punon drejtë së ardhmes euroatlantike.

“Përulemi me respekt para vizionit të presidentit historik dhe arkitekti të pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova. Përulemi me nderim para secilit dëshmor ushtar të UÇK-së dhe para secilit martir të lirisë, duke ditur se falë tyre jetojmë në një shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik. Kontributi i tyre është përgjegjësisht i gdhendur në themelet e Republikës sonë. Në momentet më të errëta, kur dukej se shpresa ishte e largët, populli ynë nuk ishte i vetëm. Aleatët tanë qëndruan pranë neve dhe miqësia me ta mbetet një nga shtyllat më të fuqishme mbi cilat qëndron siguria dhe e ardhmja e Kosovës. Të nderuar qytetarë! Në këto tetëmbëdhjetë vite, Republika jonë ka kaluar sfida, por ka ecur përpara me vendosmëri, duke dëshmuar se rrënjët e saj janë të thella dhe se besimi i qytetarëve është forca më e madhe që ka ky shtet”, tha ajo.

Sipas saj, Kosova sot është një vend që ndërton, që krijon dhe që punon drejt së ardhmes së saj euro atlantike. “Është vendi ku të rinjtë po shkëlqejnë në sport, në art, në shkencë, në teknologji e në çdo fushë tjetër, duke dëshmuar se fuqia më e madhe e Kosovës qëndron”, tha ajo.

Kurse kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se pavarësia e Kosovës është rezultati i një rruge të gjatë dhe të vështirë, të sakrificës, të organizimit, mobilizimit dhe më e rëndësishmja, të unitetit tonë si popull.

Haxhiu përmendi, zërin e ndërgjegjes kombëtare, si Adem Demaqi, simbol i rezistencës politike, i sakrificës dhe i qëndresë së palëkundur për liri, i cili me dekada burgimi mbajti gjallë idealin e Kosovës për liri. Po ashtu, sipas saj rol në këtë proces pati edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, si dhe diasporën shqiptare që ishte pjesë e pandashme e kësaj qëndrese.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti, tha se shteti i Kosovës, është i paraprirë nga mijëra vite të ekzistencës sonë si popull, e qindra si komb. Ai tha se para deklarimit të pavarësisë, shtetësia jonë ka ekzistuar në shumë forma. Kreu i ekzekutivit kosovar tha se pavarësia e vendit është arritur falë sakfiricës e rezistencës. Kurti, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës.

“Ditëlindja e 18-të e Pavarësisë e gjen Republikën në gjendjen më të fortë se kurrë dhe gati për udhëtimin që e pret, me më shumë përgjegjësi, por edhe me më shumë vetëbesim. Pavarësia, edhe pse 18-vjeçare, është një nga ato raste të rralla kur rinia shoqërohet me urtësi… Edhe pse të kërcënuar vazhdimisht, Kosova mbijetoi me një zemër të madhe dhe të hapur, duke ruajtur bujarinë shpirtërore dhe gatishmërinë për të ecur përpara; duke kërkuar llogaridhënie, por asnjëherë hakmarrje; duke vendosur të jetojmë në unitet, me bashkëjetesë ndërfetare dhe shumetnike”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme

Të fundit