9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Krerët e shtetit dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

- Advertisement -

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) nga Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.

Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti janë deklaruar para gazetarëve.

Kujtojmë se kryeministri Kurti dje ka thënë se kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve tanë, të cilët besojnë thellë se e ardhmja jonë është brenda Bashkimit Evropian krahas shteteve demokratike, me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, barazisë e të sundimit të ligjit.

“Krahasuar me shtetet e rajonit në kohën kur ato kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitura; me legjislacion të avancuar e të harmonizuar me Bashkimin Evropian; me institucione të qëndrueshme e me kapacitetet e plota për tu përgjigjur në pyetësorin e Bashkimit Evropian; dhe me indikatorët më të mirë të sundimit të ligjit në rajon”, ka thënë kryeministri Kurti.

Bashkimi Evropian është vend i paqes, sigurisë, barazisë dhe prosperitetit, andaj edhe Republika e Kosovës sipas tij e ka vendin natyrshëm në këtë shtëpi të përbashkët si një vend paqedashës e demokratik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit