25.7 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Krerët e OVL UÇK-së kërkojnë nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë e luftës për çlirim

- Advertisement -

Krerët e OVL UÇK-së sot janë pritur nga ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.

“Sot kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, u prit në Ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund”, thuhet në postimin e kësaj organizate.

“Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat, nga koha e luftës, tek rindërtimi institucional, deri te përkrahja për zhvillimin demokratik dhe shtetndërtimin”.

Veteranët kërkuan nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës së shqiptarëve për liri.

“Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam rëndësinë që ky proces të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i mbështetur në të vërtetën”.

“Nga Suedia, si shtet mik dhe partner i qëndrueshëm, kërkuam që ta përdorë zërin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare”.

Të ngjashme

Të fundit