Home Lajme Botë Kremlini thotë se raketat amerikane me rreze më të gjatë do të përshkallëzojnë luftën

Kremlini thotë se raketat amerikane me rreze më të gjatë do të përshkallëzojnë luftën

0

Kremlini ka thënë se ShBA-ja do ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë nëse e furnizon Ukrainën me raketa me rreze më të gjatë veprimi, si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake që thuhet se po përgatitet.

“Po, kjo është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të përshkallëzuar tensionet, për të rritur nivelin e përshkallëzimit, ne mund ta shohim këtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan AlJazeera.

“Kjo kërkon që ne të bëjmë përpjekje shtesë, por, edhe një herë, nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë”, shtoi ai, duke përdorur frazën e Kremlinit për ofensivën e tij në Ukrainë.

Exit mobile version