15.9 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Kremlini e mirëpret fitoren e majtistëve të përkrahur nga VV-ja në Francë: Më mirë për Rusinë

- Advertisement -

Kremlini tha të hënën se “fitorja e forcave politike që do të ishin mbështetëse të përpjekjeve për rikthimin e marrëdhënieve dypalëshe është definitivisht më e mirë për Rusinë”, duke iu referuar fitores së Frontit të Ri Popullor në Francë, për të cilin para pak ditëve shprehu përkrahje edhe Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë.

“Fitorja e forcave politike që do të ishin mbështetëse të përpjekjeve për rikthimin e marrëdhënieve dypalëshe është definitivisht më e mirë për Rusinë, por deri më tani nuk shohim vullnet të tillë të ndritshëm politik në askënd, prandaj nuk varim ndonjë shpresë të posaçme ose iluzion në këtë aspekt” – u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton agjencia “Reuters”.

“Së dyti, është e qartë se një ndryshim është duke ndodhur në disponimin e votuesve francezë, një ndryshim që është vërtet i paparashikueshëm. Por ne do ta shikojmë formimin e qeverisë, formimin e blloqeve… me interesim të madh” – shtoi ai.

“Franca është shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin evropian, prandaj natyrisht, gjithçka që ndodh atje është interesante për ne” – tha më tej Peskovi.

Moska për një kohë të gjatë i ka bërë lajka të djathtës ekstreme politike të Evropës dhe është e etur për të shfrytëzuar çfarëdo shenje të përçarjes në Evropë që do të mund ta dobësonte mbështetjen për Ukrainën.

Politikania franceze e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në të kaluarën e ka shprehur admirimin e saj për presidentin rus, Vladimir Putin.

Më 28 qershor, disa ditë para mbajtjes së rundit të dytë të zgjedhjeve në Francë, Lëvizja Vetëvendosje doli me përkrahje publike për Frontin e Ri Popullor, pjesë e të cilit është edhe partia e së majtës ekstreme, Franca e Papërkulur, themeluesi i së cilës, Jean-Luc Melenchon, më 2018 ishte shprehur me një shkrim të gjatë kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit