Liderët dhe partitë politike duket se nuk i kanë shpëtuar trendit të blerjes së pëlqimeve, shpërndarjeve e komenteve false në platforma sociale online.
Vendin e parë e zë kryeministri i vendit, Albin Kurti. I pari i qeverisë ka një ushtri të tërë prapa e cila e mbështet në çdo postim, por edhe sulmon ata që shihen si kundërshtarë të tij, raporton Kiks Kosova.
Valon Kerolli, njohës i rrjeteve sociale, ka vërejtur se kushdo që sulmon partinë në pushtet, atëherë aktivizohen botët e automatizuar dhe profili që kritikon partinë, vërshohet nga komentet negative.
E mënyra më e mirë për të vërejtur nëse shikimet janë false në një video, sipas Kerollit, është disproporcioni mes numrit të shikimeve në video dhe pëlqimeve që ajo video ka.
Blerja e gjithë këtyre botëve, Kerolli thotë se mund të bëhet edhe me një metodë më të avancuar, pra përmes kriptovalutave. /Klankosova.tv