22.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

“Krejt garën e patem fitu tu e marrë nëpër gojë Hashim Thaçin – Isa Mustafa bëri koalicion me të”, Bulliqi: VV më së paku është marrë me Limajn

- Advertisement -

Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes tregon se si në 2014, kur ishte pjesë e LDK’së, e kishin fituar garën duke e përgojuar Hashim Thaçin.

Bulliqi në emisionin Pressing në T7 tha se në atë kohë, Isa Mustafa kishte marrë guximin dhe kishte hyrë në koalicion me Hashim Thaçin. Njëjtë thotë se duhet të bëj opozita edhe sot, të marrë guximin që të zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Në 2014 pata fitu mandatin e deputetit prej LDK, krejt garën e patëm fitu tu e marrë për gojë Hashim Thaçin, dhe Isa Mustafa me qat guximin e liderit, e murr guximin dhe hini me Hashim Thaçin në koalicion dhe e bëri qeverinë. Këtu duhet me pas liderizëm, opozita të mirëfillt, që e merr guximin në momente kritike për me zhblloku procesin”, tha ai.

I pyetur se a ka vepruar njëjtë VV’ja me Fatmir Limajn, pasi aq shumë ishin marrë me të, sa edhe e kanë quajtur ‘Fatmir Bojleri’ – thotë, jo nuk është e njëjta. Ai shton që VV’ja më së paku është marrë me Fatmir Limajn.

“Unë mendoj që VV më së paku është marrë me Fatmir Limajn. Është marrë me LDK e me PDK. NISMA nuk ka qenë një subjekt i llogaritshëm në kuptimin e faktorit për me ardh në këtë situatë”, përfundoi Bulliqi.

Të ngjashme

Të fundit