Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka zgjedhur ditën e çlirimit që të kërkojë shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas bisedës që ajo ka bërë me kryekriminelin Milan Radoiçiq, raporton Ekonomia Online.
Ai ka vendosur disa postera në hyrje të Kuvendit të Kosovës, pak minuta para nisjes së seancës solemne e cila mbahet pikërisht për nderë të 25 vjetorit të çlirimit.
Ai ka thënë se Kurti e ka shansin historik që sot ta shkarkojë Kusari-Lilën.
“Në vend se ta festojmë ne sot 25 vjetorin, çlirimin e Prishtinës, Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, neve na ka ngucur edhe na ka ofenduar duke biseduar me këtë kriminelin, Milanin, ky është kriminel dhe ka biseduar me urdhrin e Albin Kurtit, atë e ka shef, dhe me urdhrin e tij ka biseduar se e ka shef. Albin Kurti e ka flamurin kombëtar, për bashkim kombëtar me arsye e kam qitë duke e shikuar dhe duhet ta shkarkojë këtë ditë të çlirimit të Kosovës, ta shkarkojë Mimozën për arsye shumë të njohura se Mimoza ka incizime që ka folur me këtë kriminelin. Kurti e ka shansen historike ta shkarkojë Mimozën”, tha ai duke mos dashur ta tregojë emrin.