Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes në Klinë. Një i vdekur dhe dy të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë në Klinë.
I vdekur ka mbetur një 23-vjeçar.
Ngjarja kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 20:43 minuta, atëherë edhe kur ishte njoftuar Policia se në Klinë ka pasur të shtëna armësh dhe të plagosur.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës e kanë konfirmuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në Stacionin e Policisë.
“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, thanë në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, ka thënë se dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Pejës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha zëdhënësi i Prokrurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.