Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi, ka thënë pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit se zgjidhja e këtij ngërçi politik vjen vetëm përmes dialogut mes partive.
Ajo theksoi se qëndrimi i kryetarit Fatmir Limaj është i qartë që prej katër muajsh.
“Në takim Limaj e ka shpreh qëndrimin e tij që e ka thënë më shumë se katër muaj të gjithë e dimë, se kryetari Limaj tash e 4 muaj ka deklaruar që zgjidhja e kësaj situatë në politikë dhe konstituim i Kuvendit të Kosovës bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve. Pa u ul, pa i diskutu temat, dhe pa i trajtu me sinqeritetin dhe me idenë që për me ia dhënë Republikës së Kosovës më të mirën, nuk bëhet zgjidhja”, tha Kasniqi.