2.4 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Krasniqi: Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të jenë befasi, siç ishin zgjedhjet komunale

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se beson se zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë befasi, ashtu siç ishin zgjedhjet komunale.

Sipsa tij 14 shkurti 2021 s’ishte aksident, por njerëzit u mashtruan duke e “provuar” Kurtin.

Çka tha Krasniqi?

“Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 nuk ishin aksident, por a janë mashtruar apo jo do ta shohim më 9 shkurt 2025. Unë e kuptoj votën “hajt ta provojmë”, por tash në këto zgjedhje qytetarët duhet të zgjedhin dhe të reflektojnë edhe duke u bazuar në atë se sa të kënaqur janë ata me qeverisjen e Kurtit. A po jetojnë më mirë? A ka ndryshuar jeta e tyre në mënyrë kualitative apo jo?

Mua më kujtohet se në zgjedhjet komunale nëpër studiot televizive thuhej se Vetëvendosje do të jetë fituese e atyre zgjedhjeve, por që doli se PDK i fitoi ato. Unë besoj se sikurse ato zgjedhje ishin befasi edhe zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë befasi.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit