Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë anëtarë të tjerë të subjektit që drejton kanë bërë homazhe pranë shtatores së Xhavit Hazirit.
Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se Xhavit Haziri, i përkiste plejadës së luftëtarëve të lirisë, të cilët, të udhëhequr nga ideali, guximi dhe vizioni, dhanë kontribut të çmuar në organizimin dhe mbajtjen gjallë të rezistencës për çlirimin e Kosovës.
“Sot, në 27-vjetorin e kidnapimit tinëzar dhe zhdukjes së tij nga regjimi serb, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe pranë shtatores së Xhavit Hazirit, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për intelektualin, ideologun e veprimtarin e shquar që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Krasniqi.