Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se në zgjedhjet e vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë partia e parë, duke fituar 29 mandate.
“Edhe pse nuk kishte një marrëveshje për bashkëqeverisje me ndonjë parti tjetër politike, Kuvendi me 75 vota kishte zgjedhur Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit. Më vonë, pas marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, Konjufca kishte dhnënë dorëheqje për t’i liruar vendin Vjosa Osmanit”, ka shkruar ai.
Ai ka treguar se rasti i vitit 2019 mund të jetë relevatë edhe sot në vitin 2025.
“Ky rast nga historia parlamentare e Kosovës mund të jetë relevant edhe sot, kur partia e parë ka vullnet për konstituim dhe ofron një kandidat konsensual, ndonëse nuk i ka votat e mjaftueshme.Edhe tani ka parti që janë shprehur të gatshme të votojnë kandidatë të tjerë nga radhët e VV-së. I takon kësaj të fundit që të bëjë zgjedhjen e saj: të vazhdojë bllokadën, apo t’i japë Kuvendit Kryetarin e tij”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: