Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, njëherësh edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se subjekti në të cilin bën pjesë është duke marrë mbështetje të madhe nga qytetarët.
Në “DPT Fidani” të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, është duke u vetëkënaqur me sondazhet që janë bërë matjet e hershme të rezultateve të mundshme në zgjedhjet nacionale të 2025-së.
“Mbrëmë patëm takimin për fundvit në Vushtrri kemi pas shumë njerëz, tani kanë ardhur edhe bashkatdhetarët, salla nuk i ka nxënë. Kemi kaluar shumë mirë, është një pritje e ngrohtë sepse qytetarët po duan ndryshim”.
“Ne po garojmë për vendin e parë, sepse jemi partia e parë që kemi bërë një planprogram që është i implementueshëm. E kemi një parti në pushtet që ka premtuar shumë dhe asgjë nuk ka realizuar. Të gjitha që i kemi në planprogramin e LDK-së janë të realizueshme”.
“LVV-ja nuk po ka çfarë të tregojë për punët e veta, premtimeve që nuk iu kanë përmbajtur asnjë. Janë duke dalë me disa sondazhe që janë duke i blerë dhe po e vetëkënaqin veten e tyre, ato janë sondazhe vetëm se po e vetëkënaqin veten e vet. Unë këtyre sondazheve nuk iu besoj hiç”.
“Sepse nuk kanë asnjë projekt tjetër të dalin në publik që të vetëkënaqen, por vetëm me sondazhe. Ne sondazhe i kemi takimet me qytetarët, i keni parë edhe të gjitha sallat e mbushura, në çdo shtëpi dhe çdo qytet jemi të mirëpritur”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv