Profesori universitar, Milazim Krasniqi i ka bërë një analizë fjalimit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq i cili bërë një deklarim për media për situatën e zhvilluar të dielën në veri.
Krasniqi ka thënë se fjalimi i Vuçiqit ishte brenda klishesë se propagandës që nga koha kur ishte ministër i Millosheviqit.
Krasniqi tha se Vuçiq ishte konfuz, kundërthënës, i frikësuar dhe gënjeshtarë.
“Përfundimi im është se ishte konfuz, kundërthënës, gënjeshtar dhe i frikësuar. Është zënë me pelë përdore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Ai ka thënë se mbetët të shihet se si faktori ndërkombëtar do ta përdor involcimin e Vuçiqit në një sulm terrorist.
“Tash vetëm varet se si do ta përdorin faktorët ndërkombëtar këtë involvim të Vuçiqit dhe regjimit të tij në një akt terrorist në shtetin (territorin), i cili ka mbrojtjen e NATO-s” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Fjala e sontme e Aleksandër Vuçiqit ishte brenda klishesë që nga koha kur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit. Në fillim tha se kjo që ka ndodhë është si ngjarjet e vitit 2004 e 2008, domethënë sulm ndaj serbëve. Ndërsa e vërteta është se grupi terrorist serb ka vendosur barrikadë dhe ka sulmuar në pritë policinë. Mandej shfaqi keqardhje për vrasjen e policit, duke e mbuluar shpejt me thënien se serbët më nuk duan ta tolerojnë terrorin e Kurtit. La mundësinë që KFOR ka ndihmuar rrethimin e grupit serb të armatosur. Pastaj akuzoi se policia e Kosovëvs e ka lënë një të plagosur të vdesë dhe lexoi demek komunikime të policëve. Vuçiqi tha se policia dhe ushtria serbe nuk ka lidhje me këtë rast. Emrat e të vrarëve tha se janë të pavërtetë. Paraqiti një foto për të cilën tha se nuk është nga Banjska, po nga Nagorni Karabahu. Tha se i vetmi fajtor është Albin Kurti, i cili punon ta fusë Serbinë në luftë me NATO-n. Ndërsa grupi i serbëve ka rënë në grackë. Dhe përsëriti se Kosova kurrë nuk do të pranohet nga Serbia si shtet. Gjithë fjala e tij ishte me elemente propagande dhe gënjeshtrash ordinere. Përfundimi im është se ishte konfuz, kundërthënës, gënjeshtar dhe i frikësuar. Është zënë me pelë përdore. Tash vetëm varet se si do ta përdorin faktorët ndërkombëtar këtë involvim të Vuçiqit dhe regjimit të tij në një akt terrorist në shtetin (territorin), i cili ka mbrojtjen e NATO-s.