2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Krasniqi viziton Nasim Haradinajn, pas lirimit nga Haga

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar Nasim Haradinaj i cili u lirua dje nga burgu i Hagës, këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes faqës së tij zyrtare në Facebook.

U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga, tha Memli Krasniqi për Nasim Haradinaj.

Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë.Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tone, shtoi Krasniqi.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit